Rritja e çmimit të taksive, flasin nga Komuna e Prishtinës

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Ngritja e çmimit të naftës u bë shkaktare për shtrenjtimin e çmimit të startit të radio taksive nga 1.50 euro në 2.00 euro.

Kërkesa për shtrenjtimin e çmimit të startit ishte kërkesë e Shoqatës së Radio-Taksive.

Kështu u bë e ditur nga Komuna e Prishtinës në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Pas ngritjes së çmimit të naftës, kemi marrë kërkesa të vazhdueshme nga shoqata e radio taksive, për ngritje të çmimit të shërbimeve. Pas takimeve të përbashkëta, konsultimeve të brendshme, dhe me dakordim të Kryetarit të Komunës, është aprovuar kërkesa e shoqatës së radio taksive, vetëm sa i përket tarifës së nisjes, nga 1.50 Euro në 2.00 Euro, për 1.5 km të para”.

“Pra, lidhur me këtë, është ndryshuar Vendimi 01.nr.344-40495 i datës 27.03.2013, sa i përket tarifave të nisjes, ndërsa pjesa tjerë e Vendimit ka mbet e pandryshuar”.

Komuna e Prishtinës në përgjigje theksoi se do të bëjë monitorimin e vazhdueshëm të çmimit të produkteve dhe posa të normalizohet çmimi i naftës do të rishqyrtohet vendimi i rikthimit të tarifave të mëparshme.

“Si Komunë e Prishtinës, jemi në proces të monitorimit të vazhdueshëm të çmimeve të produkteve, dhe posa të normalizohet çmimi i naftës , ne do ta rishqyrtojmë vendimin dhe t`i kthejmë tarifat e mëparshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme