Valentin Romanov (55) – pronar i kompanisë ruse të naftës ‘Lukoil’ – është bërë sërish temë e medieve, pasi e bleu për gruan e tij 18-vjeçare, Elizaveta Adamenko, një Bentley Continental GT V8, që kushton hiq më pak se 950 mijë euro.
Kohë më parë, ai kishte pushtuar mediet rozë për shkak të martesës me Adamenkon për të cilën thuhej se ishte në lidhje qëkur ishte veç 14 vjeçe.
Por, ai i ka mohuar pretendimet dhe ka thënë se me të ishte njoftuar vonë dhe se ka rënë në dashuri në shikim të parë.
Modelja e re i ka vënë një palë syze të bardha, të cilat përshtateshin shumë me ngjyrën e makinës së saj luksoze, për të treguar për dhuratën që ka marrë.
Liza, siç kërkon ta thërrasin, merr dhurata marramendëse nga burri që e ka moshën të jetë babai i saj.
Megjithatë, ajo këmbëngul se është martuar me dashuri dhe se për këtë arsye është me të.