“Pashë njerëz duke vrapuar të gjakosur”, dëshmitarët e rastit në Bejrut rrëfejnë momentin e shpërthimit

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Dëshmitarët në Bejrut e kanë përshkruar momentin e shpërthimit në qytet si dhe pasojat e zjarrit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njëri prej tyre tha se shpërthimi ishte aq i madh saqë mendoi se do të vdiste. Ai potencoi se dritaret ishin copëtuar dhe ndërtesat u dëmtuan përreth.

Një tjetër rrëfeu se njerëzit u panë “duke bërtitur si dhe duke vrapuar të gjakosur”.

“Ballkonet u shemben poshtë ndërtesave, xhami në ndërtesat e larta u shpartallua dhe ra në rrugë”, tha një dëshmitar.

Valarie Fakhoury, a British grandmother with her Lebanese daughter and granddaughter, stand outside the emergency ward of a hospital in central Beirut

Një grua potencoi se e pa tymin në zonën e rëndë të Bejrutit para se të dëgjonte edhe shpërthimin.

“Të gjitha dritaret rreth zonës u shkatërruan, disa njerëz u larguan të plagosur. Ishte një kaos i plotë”, theksoi ajo.

Të ngjashme