Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ishte fantastik në takim ndaj Fiorentinës.
Anëtari i skuadrës së njohur italiane Atalanta, në fund të ndeshjes u shpall futbollisti më i mirë në fushë.
Pas ndeshjes, Etriti është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e tij dhe me pikën e fituar.
“Upa një Atalanta me dëshirë dhe vendosmëri të madhe. Mund të merrnim në shtëpi diçka më tepër, pasi krijuam shumë raste”.
“Por edhe një pikë në këto momente është rezultat i mirë. Jemi shumë të kënaqur”, u shpreh portieri shqiptar.
“Kemi luajtur kundër dy skuadrave me dy prej sulmeve më të mira në kampionat. E kemi nisur keq sezonin, por tani jemi në udhë të mbarë”.
“Jam i lumtur që po mund ta ndihmoj ekipin. Trajneri dhe shokët e skuadrës kanë besim tek unë. Të gjithë bashkë po punojmë fort për të bërë diçka për së mbari”, përfundoi prishtinasi. /Telegrafi/