Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se nuk do të kërkojë falje për deklaratën e saj ku i quajti kosovarët “njerëz të malit”.
Në një prononcim për RTS, ajo ka thënë se është e pamundur të flasësh me njerëzit nga Kosova.
“Është e pamundur të flasësh me ta. Është jashtëzakonisht e vështirë, dhe është dëshmuar pothuajse e pamundur për të dalë me këta njerëz, për të negociuar”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, Serbia po kërkon çdo mundësi për dialog e kompromis.
“Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, për një kompromis”, tha Brnabic.
Kujtojmë se kjo deklaratë e kryeministres serbe, ka ngjallur reagime të shumëta në vend, madje Ministria e Punëve të Jashtme është deklaruar se do t’ia ndalojë asaj hyrjen në Kosovë.