Pas situatës së fundit me karantinimin e komunave veriore të Kosovës, duket se gjithçka do të sqarohet me anë të një konference për media.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj do të mbajnë konferencë për medie lidhur me Coronavirusin, këtë e ka bërë të ditur MSh-ja në një njoftim dërguar mediave.
“Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj mbajnë konferencë për media lidhur me Covid-19 në Kosovë.
Konferenca mbahet nga ora 19:45 në oborrin e Ministrsë së Shëndetësisë”.