Një çift ka ndarë fotografi të vajzës së tyre të porsalindur, të rrethuar nga 1.616 gjilpëra që i përdoren në betejën e fertilitetit.
Patricias dhe Kimberly O’Neillit, iu deshën plotë katër vjet, tre dështime dhe 1,616 shkrepje të fotos për të pasur një foshnjë me imazhin i cili është bërë simbol i shpresës, transmeton Klan Kosova.
Shpresa e pavdekshme e udhëtimit të një çifti për të lindur një fëmijë, është kapur në një fotografi të vajzës së tyre të porsalindur.
Patricia dhe Kimberly O’Neill, u përballën me shpërthimin e zemërimit pasi shpenzuan 40.000 dollarë, për të lindur një fëmijë.
Por pas shumë përpjekjeve, dhimbja e tyre u kthye në gëzim, sepse mirëpritën në botë një vajzë me emrin London O’Neill.
“Unë shpresoj se ka shpresë në fund të tunelit,” tha Patricia, nëna e vajzës.
Çifti nga SHBA, tani ka ndarë një fotografi prekëse ku vajza e tyre është mbështjellë në një batanije ylberi duke reflektuar pozitivitet e rrethuar nga qindra hala në formën e një zemre.
Por çfarë kuptimi ka kjo fotografi?
Gjilpërat e gjakut dhe injeksionet, tregojnë përpjekjet e Patricias për të lindur një fëmijë.
Ndryshe, fotografistës Samantha Packer, iu deshën më shumë se një orë për të vendosur me kujdes shiringat rreth vajzës së vogël, vetëm për ta shkrepur fotografinë, transmeton Klan Kosova