Pasi u kërkua të ndalen kamerat në vendvotime, Bekim Jashari refuzon të votojë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se është informuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që në ditën e zgjedhjeve të ndalen kamerat në vendvotime.

Kjo gjë ishte e papranueshme për Jasharin i cili reagoi mbrëmë.

Mllefi i Bekim Jasharit me Komisionin Qendror Zgjedhor është duke vazhduar edhe sot. I njëjti ka shmangur të drejtën kushtetuese për votim.

Të dashur qytetarë, Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së. Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse nga kamerat e vendosura në vendvotime nuk shihet hapësira brenda kabinës së votimit dhe kështu votimi është i fshehur.Kjo dëshmohet edhe nga fotografia e bashkëngjitur më poshtë, e derguar nga njëri nga drejtorët e shkollave të komunës sonë, dje gjatë përgatitjeve paraprake që janë bërë. Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme