Dy javë pasi u vaksinua kundër COVID-19, infektologu shqiptar ka rezultuar pozitiv me këtë virus.
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv.
Ndërsa, 14 ditë më parë ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.
Infektimi i Piperos është rasti i parë në Shqipëri që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.