Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqiptarëve në Serbi

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që të qartësojë mënyrën si po bëhet kontrollimi i adresave në jug të vendit dhe të precizojë nëse pikërisht kjo pjesë e Serbisë është cak i kontrolleve të rezidencave të cilat po rezultojnë me pasivizimin e tyre.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero ka konfirmuar se kjo çështje është trajtuar edhe në raportin e  progresit për Serbinë që u publikua muajin e kaluar.

“E kemi bërë të qartë se ka nevojë që autoritetet serbe t’i shpjegojnë më mirë publikut se si po kryhen kontrollet e statusit të qëndrimit, duke rezultuar në pasivizimin e adresave të caktuara dhe nëse Serbia e Jugut është në shënjestër të veçantë në këtë drejtim”, ka deklaruar Ana Pisonero.

Ditë më parë Gjykatës Kushtetuese e Serbisë, refuzoi ankesën e një qytetari nga Medvegjapër kthimin e adresës së banimit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ana Pisonero tha se institucionet me seli në Bruksel kanë parasysh shqetësimet e komunitetit shqiptar në Serbi lidhur me problemin e adresave

“Ne po e ndjekim situatën në dritën e angazhimeve që i ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare”, nënvizoi zëdhënësja e KE. /rtk

Të ngjashme