Pasojat e shiut: Tuneli te stacioni i autobusëve në Prishtinë vërshohet nga uji

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Sa herë që bie shi në Prishtinë, tuneli i cili gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë vërshohet nga uji.

Edhe sot shkallët dhe tuneli që të dërgon në stacionin e autobusëve në kryeqytet janë mbuluar nga uji.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se uji i mbledhur nga shiu e ka bërë këtë rrugë të pakalueshme.

Anipse, Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti ka investuar në restaurimin e këtyre shkallëve, ende nuk ka gjetur një zgjidhje sa u përket vërshimeve gjatë ditëve me shi.

Të ngjashme