Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.
“Na duhet një konferencë soldiariteti për Shqipërinë”, tha kreu i Elizesë pas samitit të NATO-s në Watford.
Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4, i cili la mijëra vetë pastrehë.