Me pasoja të shumta do të përballej Kosova në rast të shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Me to janë njoftuar edhe krerët shtetërorë në takimet e shumta ditëve të fundit me diplomatë ndërkombëtarë, shkruan Koha Ditore.
Sipas burimeve të gazetës, nëse miratohet shfuqizimi i Speciales, do të ketë degradim marrëdhëniesh bilaterale me shtetet e mëdha të Perëndimit.
Do të ketë injorim të lidershipit të Kosovës dhe nuk do t’i pranojnë në takime. Mund të ketë edhe suspendim të programeve të caktuara të asistencës. Ndërkaq liberalizimi i vizave, edhe kështu i zvarritur, do të hiqet krejt prej agjendës.