“Passages” titullohet ekspozita e artistit Jean Pierre Romy, e cila përmban tridhjetë punime, prej të cilave 16 janë skulptura dhe të tjerat pikturë.
“Vetëm duart, të mira dhe delikate, dëshmojnë precizitetin kuazi-kirurgjike të veprimit të tij, duart e dizajnerit që thërret koncizitetin dhe precizitetin e nevojshëm për praktikimin e sumos dhe kaligrafisë…” shprehet ndër tjera tekst shkruesi i katalogut, Dr. Daphne Laure Masliah.
“Për Romin arti nuk është as elitist e as popullor, ai nuk i vë në pikëpyetje këto kushte. Arti është gjendje mendore dhe shpirtërore, si për krijuesin ashtu edhe për spektatorin [….] Është moment i përjetësisë të vjedhur nga koha që kalon, një pjesë e jetës sureale të gdhendur në shtrembërimin e hapësirës dhe kohës. Arti për të është si dashuria, një antidot kundër vdekjes” vazhdon tutje Dr. Masliah.
Për ne një artist, për atë një mjeshtër. Kjo është e tëra të cilën Romi pretendon të jetë, ai që refuzon çdo shkollë apo mendim të artit, çdo kishë apo pikëpamje politike, një mjeshtër… në shërbim të një ideje të caktuar të Lirisë… dhe Paqes.
Kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovë, drejtohet nga Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator është Dardan Muriqi.
Ekspozita “Passages” do të qëndroj e hapur në GMK deri më 15 maj 2017.