“Pastrimi” iu bën thirrje qytetarëve të paguajnë faturat

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” nëpërmjet një njoftimi iu ka bërë thirrje qytetarëve që marrin shërbime nga kjo kompani të bëjnë pagesën e faturave.

“Pastrimi” bën të ditur se nëse obligimet e qytetarëve nuk kryhen atëherë kjo kompani mund të ketë probleme të papërballueshme financiare.

Në njoftim thuhet se KRM “Pastrimi” ka përfillur të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe pezullimin e pagesës së borxheve nga ana e qytetarëve, pavarësisht se kjo kompani nuk është përfshirë në Pakon Emergjente.

Duke pasur parasysh se sigurimi i pagave për punëtorët bëhet në mënyrë vetanake.

Shkrimi i plotë:

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë, qe nga rasti i I-rë me Covid 19 në Kosovë ka përfillur gjitha vendimët e Qeverisë se Republikës se Kosovës.

Në këto vendime ështe paraparë edhe pezullimi apo shtyerja e gjitha pagesave duke përfshirë këtu edhe pezullimin e fatures se mbeturinave, pavarsisht faktit qe Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë nuk u përfshi në pakot emergjente te Qeverise se Republikes se Kosovës.

Duke pasur parasysh qe Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë është kompani publike me vetëfinancfim, që nënkupton qe të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet përmes inkasantëve, mos pagesa e faturave te mbeturinave gjatë periudhës se pandemisë ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë duke vështirësuar kryerjen e shërbimit.

Prandaj, me lehtësimin e masave te lëvizjes se qytetarëve nga sot me dt. 04.05.2020 bëjmë thirrje publike për gjithë klientëve e Kompanisë “Pastrimi”, të kryejnë pagesat e tyre te faturave te mbeturinave ose në te kundërtën do të kemi probleme financiare te papërballueshme.

Dhe, si rezultat i kësaj, nëse këto fatura nuk paguhen, kompania jonë do te ballafaqohet probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.

Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave në këtë kohe pandemie, ose ne te kundërten ne do të kemi shpenzime te mëdha dhe do të jetë e pa përballueshme për kompaninë kostoja e shpenzimeve operative që është e domosdoshme ne kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave.

Ndryshe, Kompania “Pastrimi”, gjatë gjithë kohes se pandemise ka kryer shërbimin e largimit te mbeturinave gjatë 24 orëve duke mos u ndalur asnjëherë te vetme dhe duke qenë çdo here te rrezikuar nga Covid 19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme