Pastrohen hapësirat përreth shkollës “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë

Fushë-Kosovë | 12 Dhj 2018 | 16:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, sot aksione pastrimi pati edhe në Fushë-Kosovë.

Aksioni u realizua në bashkëpunim me nxënësit e Shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, ku përveç hapësirave përreth shkollës, u pastrua edhe rruga deri te Parku i Qytetit si dhe hapësira brenda Parkut.

Aksionit në Fushë-Kosovë iu bashkuan 200 nxënës, ndërsa u larguan mbi 150 thasë me mbeturina.

Kjo shkollë sipas organizatorëve të “Let’s Do It” ka kohë që është bashkëpunëtore e tyre.

Drejtori ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj tha se shkolla “Hivzi Sylejmani”, është model për mirëmbajtjen e ambientit dhe hapësirave të gjelbra, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në Fushë Kosovë në shkollën ‘Hivzi Sylejmani’, një prej shkollave model se si duhet të mbahet mirëmbajtja e ambientit. Ne me këtë shkollë kemi bashkëpunuar qe sa kohë dhe ky aktivitet po organizohet në vazhdën e bashkëpunimit më shkollën ‘Hivzi Sylejmani’, por edhe me shkolla të tjera të cilat do të i zhvillojmë të ardhmen në Fushë-Kosovë”, tha Hasanaj.

Ai iu ka bërë apel të gjithëve që ta mbajnë pastër ambientin të cilin e pastruan.

“I bëj apel të gjithëve që jetojnë afër kësaj shkolle që mbetjet të cilat sot i pastruam të mos i hedhin tash e tutje më sepse ka kontejnerë, ka shporta dhe është e pakuptimtë që na përsëri në këtë çerdhe të dijes të hedhim mbeturina. Por edhe për bizneset, shumë mbetje i pastruam afër tyre dhe kjo nuk është shenjë e mirë sepse një ambient i pastër i tërheq edhe më shumë klientët”, tha Hasanaj.

E drejtori i kësaj shkolle, Amir Pllana, pati një kërkesë për nxënësit e kësaj shkolle dhe për ata që banojnë rreth kësaj shkolle.

“Ne jemi të hapur në bashkëpunim me gjithë partnerët, por diçka e veçantë është me organizatën e juaj. Kështu që kujtoj që sot kemi bërë një punë të mirë. Kërkesa ime është të ruhet vendi të ruhet ambienti pasi që shkolla është vend i dijes dhe duhet të jetë i pastër”, tha Pllana.

E për Erza Salihun, nxënëse e shkollës “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë, ruajtja e mjedisit kërkon vetëdijesim dhe cilësohet si kulturë.

“Pasi që erdhi bashkëpunimi me ‘Let’s Do It’ e kam kuptuar që duhet secili të vetëdijesohemi për mbrojtjen e mjedisit, së pari vetë pastaj t’u themi të tjerëve të mos i hedhim mbeturinat në tokë. Jo vetëm që është mirë për shëndetin tonë por është edhe kulturë”.

Ky aksion ka vazhduar edhe në parkun e Fushë-Kosovës, si iniciativë e marrë nga nxënësit e shkollës “Hivzi Sylejmani”.

Image may contain: 2 people, child and outdoor

Image may contain: 1 person, sitting, shoes, child and outdoor

Image may contain: 1 person, shoes, tree and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing, tree and outdoor

Image may contain: 3 people, tree, child, crowd and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, shoes, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting and outdoor

Image may contain: 1 person, walking, standing and outdoor

Image may contain: 2 people, people on stage, shoes, child and outdoor

Image may contain: 5 people, people walking, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, outdoor

Image may contain: 12 people, people smiling, shoes, sky and outdoor

Të ngjashme