Ekipet e punëtorëve të komunës që janë angazhuar në pastrimin e hapësirave publike, janë në vlugun më të madh të punëve. Këto ditë ishte fokusi tek fshati ‘Miradi e Ulët’ dhe tek Parku Rekreativ ‘Te Pishat në Sllatinë’.
Në ‘Miradi të Ulët’ saktësisht në mes të fshatit u realizua pastrimi i lëndinave që ishin të mbuluara nga barishtet dhe shkurret e shumta, kurse në parkun rekreativ ‘Te Pishat në Sllatinë’ është pastruar gjithë terreni nga mbeturinat e shumta që fatkeqësisht shkaktohen nga disa qytetarë.
Luten qytetarët që frekuentojnë parkun rekreativ ‘Te Pishat në Sllatinë’ që të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit duke vendosur mbeturinat në kontejnerët e vendosur në pika të shumta në këtë pjesë.
Një ambient i pastër, shëndet më i mirë.