Pastrohen mbeturinat sipërfaqësore, Rama: Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerë

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se na lagjen “MAT-1”, është duke u bërë pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore.

Këtë, Rama e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke lutur qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar.

Postimi i tij i plotë:

Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.

Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik.

Të ngjashme