Pastrohet deponia e mbeturinave në Zhegër të Gjilanit

Gjilan | 14 Nën 2018 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Organizata Let’s Do It Kosova ka vazhduar me aktivitetet e saj në kuadër të fushatës “ Ta pastrojmë Kosovën”.

Sot, është pastruar deponia e mbeturinave në lokacionin e njohur për ndërtimin e palestrës sportive, në Zhegër të Gjilanit

Inspektorët e ambientit kanë konstatuar se kompanitë: Globi-M, Elbau dhe HProject janë duke bërë pastrimin e deponisë së mbeturinave në lokacionin e njohur për ndërtimin e palestrës sportive. Deri më tani është bërë largimi i 10 kamionëve me mbeturina. Rimorkio është me madhësi 12kubik.

Poashtu,komuna e Gjilanit ka njoftuar se stafi i FSK-së sot ka përfunduar punimet për pastrim në lokacionin tek Lagjja e Zabelit, përkatësisht afër thertores së re “Malësia”.

Komuna e Gjilanit është duke i kushtuar rëndësi ruajtjes së pastërtisë dhe ambientit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme