Në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Fushë-Kosovës ka bërë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugës “Dardania”.
Në mbledhjen e rregullt të shtabit të Krizës dhe Emergjencës që u mbajt të premten u tha se në komunën e Fushë- Kosovës, gjendja është e qetë dhe e menaxhueshme.
Po të premten ka nisur dezinfektimi i të gjitha objekteve të banimit kolektiv me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër si masë preventive për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Brenda pak ditëve do të fillohet edhe dezinfektimi i rrugëve nëpër të gjitha fshatra.
Në takim u tha se edhe mësimi po vazhdon sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit pra nga klasa e parë deri në të pestën është duke u mbajtur kurse nga java e ardhshme pritet të startohet edhe nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë si dhe nga klasa e dhjetë deri në të dymbëdhjetën.
Komuna e Fushë Kosovës ka furnizuar QKMF “Fatmir Krasniqi” me material mbrojtës nga COVID-19, duke dhënë në dispozicion otoman shtretër, ekzaminues, kalaçe, dezinfektues etj.