Në Fushë-Kosovë pacienti sulmon infermieren, arrestohet

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një pacient ka kanosur e ka tentuar ta sulmojë një inferemiere derisa ajo ishte në kryerje të detyrës, në Fushë-Kosovë.

Burri është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje, 27 shtator, në “Rrugën e Pejës”, Fushë Kosovë, rreth orës 19:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare–infermiere. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës në raportin e vet 24 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme