Për nder të shënimit të Ditës së Tokës, organizata Let’s Do It Kosova së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë vazhduar aksionin e pastrimit në fshatin Shillovë të Gjilanit, fshat kt i banuar me shumicë të komunitetit serb, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, tha se çdo ditë është Dita e Tokës, duke kërkuar edhe nga institucionet përgjegjëse, por edhe nga qytetarët më shumë kujdes për natyrën.
“Është një përkushtim që të jemi prezent në secilin skaj të Kosovës për ta bërë Kosovën të pastër ashtu siç e meritojnë qytetarët tonë, sot bashkë me një pjesë të MMPH-së, një pjesë të komunës dhe pjesëtarët e pandalshëm të Let’s Do It Kosova dhe shefen e UNDP-së Ulirika Richardson jemi këtu për të ndryshuar pamjen e kësaj pjese të bukur të Shillovës dhe për të eliminuar një deponi ilegale të krijuar me vite me radhë”
“Edhe përgjatë rrugës ne patëm një aksion me vullnetarët për të mbledhur mbeturinat e hedhura gjithandej, ne duhet të i ruajmë speciet tona dhe tokën dhe çdo ditë duhet të jetë ditë e tokës dhe ajo çka kërkojmë pas ditës se sotme është të ketë më shumë kujdes për natyrën, të kërkojmë edhe nga institucionet komunale dhe nga drejtoria e Inspektoratit. E dimë që kanë telashe dhe probleme pasi që shumica e komunave nuk kanë inspektorë të Mjedisit, por kërkojmë që komuna të autorizojë inspektorë të tjerë”.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i organizatës “Lets Do It Kosova”, Luan Hasanaj, tha se ndotja e mjedisit është bërë një fenomen i shpeshtë dhe se qytetarët duhet t’i japin kujdes pronës publike ashtu siç i japin asaj private.
“Është kënqësi ne ardhur në këtë fshat që kryesisht banohet me komunitetin serb nuk dhe po e shoh një situatë të mirë ashtu siç nuk e pamë në Prishtinë, kështu që ndotja e mjedisit është bërë një fenomen që po na përcjellë dhe është bërë një ves tek disa që s’po arrijnë ta kuptojnë që edhe hapësira publike është pronë e jona ashtu siç është prona private”.
“Nëse i shohim pronat private përreth i shohim të pastra mirëpo ngjitur me këto po e shohim këtë deponi që sot bashkë me komunën ministrinë e vullnetarët po e pastrojmë, shpresoj që vitin e ardhshëm të jetë hera e fundit që ne kemi nevojë të pastrojmë bërllok këtu”.
Arbër Ismajli nënkryetar i Komunës së Gjilanit, pati një lutje për banorët e Shillovës dhe qytetarët e Gjilanit në përgjithësi.
“Unë e përgëzoj ekipin e Let’s Do It dhe nuk po duket pamje e mirë kjo që po e shohim këtu sigurisht është bërë prej dorës së njerëzve dhe ju kisha lutë që pas kësaj që po e pastrojnë sit që fillimisht qytetarët ta ruajnë shëndetin e tyre”.
Shefja e UNDP-së Ulirika Richardson, tha se hedhja e mbeturinave është një veprim kriminal, raporton Ekonomia Online.
“Këtë mëngjes pamë se si sektori privat mund të jetë problem por edhe zgjidhje dhe e pamë këtë edhe me kompaninë e pastrimit, prezenca e ministrit tregon një sigurim që shumë më shumë gjëra të mira do ndodhin këtu”.
“Hedhja e mbeturinave në mënyrë të çrregullt është veprim kriminal, por edhe rrezikon shëndetin e njerëzve, toka nuk njeh kufij, natyra nuk njeh kufij për këtë arsye mjedisi është i të gjithëve”.
Pas këtij aktiviteti Organizata Let’s Do It Kosova do të vazhdojë aktivitetin e tyre në fshatin Dobërçan ku pritet të vendosen shporta.