“Let’s Do It Kosova” ka vazhduar aksionin për pastrimin e mbeturinave në kryeqytet, por kësaj radhe ata mblodhën filtra të cigareve në parkun e qytetit në kuadër të Lëvizjes Globale “Let’s Do It World”, raporton Ekonomia Online.
Aktivistët e kësaj organizatë, kanë apeluar që të mbrohet mjedisi, teksa thanë se nga hedhja e filtrave të cigares, mund ta pësojnë fëmijët.
Sherife Shabani, përfaqësuese e “Lets Do It Kosova” tha se ky aktivitet është pak më ndryshe se te deponia afër stadiumit “Fadil Vokrri”, pasi sipas saj, aty po pastrohen filtrat e cigareve.
“Pamë që atje edhe lloj tjetër të mbeturina inerte shishe të plastikës. E këtu te parku po fokusohemi te mbledhja e filtrave të cigares. Po e shohim edhe që mjaft të tillë dhe përmes këtij aktiviteti prindërit ose kushdo tjetër të mos hedhin filtra të cigares. Po e shohim që ka fëmijë dhe mund t’i prekin dhe t’i fusin në gojë dhe janë shumë të rrezikshme. Po mundohemi ta përcjellim mesazhin sepse hedhja e tyre dëmton mjedisin”, tha ajo për EO.
Ajo u ka bërë thirrje institucionet të jenë më të vëmendshëm në zbatim të udhëzimeve administrative dhe parasheh që për hedhje të cigares të gjobitet, mirëpo ajo është skeptike në këtë drejtim.
Elita Ferati, vullnetare theksoi se në ditën e pastrimit të mjedisit po zotohen që ta mbrojnë mjedisin.
“Ne si dashamir të mjedisit pikërisht në ditën e pastrimit të mjedisit po zotohemi që do ta mbrojmë mjedisin dhe do të luftojmë për ndotjen e tij”, tha ajo.
Ajo shtoi se po vazhdojnë aksionin në parkun e qytetit për mbledhjen e filtrave të duhanit të cilët shkaktojnë shëndetin.
“Duke e parë situatën duhani jo vetëm që është i dëmshëm për shëndetin përmes ndotjes së mjedisit mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme”, u shpreh ajo.
E Nevzat Alia, pensionist pati një apel për konsumuesit e duhanit. Tha se populli duhet ta kuptoj që duhani është i dëmshëm për shëndetin dhe nuk duhet gjuajtur në tokë.
“Kjo është shumë mirë mi tregu popullit që po o qesin në tokë duhani është i dëmshëm. Duhet të ketë kujdes që vendosen në vendin e duhur. Shumë mirë që keni dalë me pastrua vendin. Edhe ata që e konsumojnë është i dëmshëm duhanin”, tha ai.