Pastrohet sheshi “Bill Clinton” për nder të 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 09:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata “Miqtë e Amerikës” kanë filluar aktivitetet në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA, raporton Ekonomia Online.

Në sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë është vendosur flamuri i pastër i ri, nga zjarrfikësit dhe është bërë pastrimi i pllatosë, shtatores dhe hapësira në këtë shesh.

Kjo shoqatë ka paralajmëruar edhe aktivitete të tjera në shënim të kësja dite: 11:00 – 11:05 Sinjalizime me drita e zë nga pjesëtarët e zjarrfikësve e Qendrës emergjente;

11:05 – 11:10 Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysmë shtizë flamurin amerikan;

11:10 – 11:20 Ndezja e qirinjve para emrave të viktimave;

11:20 – 11:30 Prononcime para  gazetarëve;

11:30 – 11:45 Ekspozitë me fotografi.

Të ngjashme