Që nga kohët e lashta kanë ekzistuar trajtime dhe produkte për të eliminuar të gjitha papastërtitë, për të pastruar fytyrën nuk është e mjaftueshme për të larë çdo ditë.
Periodikisht, ju duhet të bëni pastrim më të thellë të lëkurës, transmeton Klan Kosova.
Në vend që të blini pastrues fytyre të cilët asnjëherë nuk janë 100% të duhur për ju më mirë krijojini ato me produktet që keni në shtëpinë tuaj.
Provoni këto receta të thjeshta për pastrimin e fytyrës nga blogerët e njohur:
Vaji i kokosit:
Ai ka veti natyrale antibakteriale dhe antifungale, është një hidratues efektive. Megjithatë, nëse keni lëkurë të prirur ndaj akneve, hiqni dorë nga vaji i kokosit, nëse nuk e dini që fytyra juaj mund ta tolerojë atë.
Uthulla e mollës:
Mund të ndihmojë në rivendosjen e niveleve e PH-së të lëkurës tuaj për të ndihmuar në zbutjen e çrregullimeve, parandalimin e poreve të bllokuara dhe mbajtjen e lëkurës që të bëhet tepër e thatë ose me shumë e vaj.
Limon dhe mjaltë:
Mjaltë dhe limoni së bashku janë një hidratues natyral, një kombinim i përsosur qetësues dhe pastrues fytyre natyral. Mjalti është natyrisht antibakterial dhe plot me antioksidantë, të cilët parandalojnë aknet dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.