Pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh brenda një dite.
Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij, regjistroi ngritje 7.9 për qind.
Bezos është njeriu më i pasur në planet, me pasuri që sillet rreth 189 miliardë dollarë.
Që prej fillimit të këtij viti, pasuria e tij është shtuar me 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike, të shkaktuar nga shpërthimi e COVID-19.
Mirëpo gjatë këtyre muajve të pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.