Tuna dhe Patrisi po shtojnë gjithnjë e më shumë dyshimet se janë rikthyer së bashku.
Para disa ditësh, ata nënkuptuan nëpërmjet postimeve se kanë nisur pushimet bashkë.
Por së fundmi, ka qenë Patrisi, i cili ka publikuar disa foto me dy djemtë.
“Gjithçka”, ka shkruar Patrisi krahas fotove gjë që ka shtuar dyshimet se janë bashkë.
Patrisi dhe Tuna u bënë prindër të një djali tjetër pak muaj më parë. Lajmi që ndau këngëtarja ishte surprizë për fansat pasi e mbajti shtatzaninë larg vëmendjes së publikut