Mesfushori brazilian nuk do t’i bashkohet gjigantit katalunas, pasi skuadra kineze ka mohuar të ketë qoftë edhe ndonjë ofertë zyrtare për të
Guangzhou Evergrande nuk e ka ndërmend t’ia shesë Paulinho gjigantit spanjoll Barcelona.
Ishte spekuluar se ai mund t’i bashkohej skuadrës nga Camp Nou gjatë afatit kalimtar veror.
Por e gjitha kjo është mohuar nga skuadra kineze, duke nënvizuar se nuk ka as ndonjë ofertë për të.
“Deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare nga Barcelona. Të gjitha këto janë spekulime”, ka thënë një zyrtar i skuadrës kineze.