PD: Arsimimi pa edukim rezulton me dije të padobishme

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 10:31 | Nga

Publikimi nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të rezultateve të projektit “PISA”, që radhiti Kosovën në vendin e parafundit të ranglistës së vlerësimit, si për tërë opinionin e shprehur në Kosovë edhe për Partinë e Drejtësisë paraqiti moment të vetëdijesimit të vrazhdë për gjendjen shqetësuese në sistemin arsimor te vendit.

Partia e Drejtësisë shpreh mospajtimin e plotë me vazhdimin e situatës aktuale të viktimizimit të pasurisë më të madhe te vendit rinisë sonë shkollore nga ana e sistemit skajshëm te politizuar arsimor, i cili është skajshmërisht formal dhe pa përmbajtje kuptimore.

“PD kërkon nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që në mënyrë urgjente nëpërmjet dokumenteve përkatëse politike dhe ligjore të fuqizojë komponentën edukative e humaniste në shkolla dhe kështu t’u mundësojnë 15-vjeçarëve tonë që dijen formale të përvetësuar gjatë shkollimit ta shndërrojnë në dije të dobishme, që ka kuptim për ardhmërinë e tyre personale e familjare, si dhe për shtetndërtimin e vendit.

Vetëm kështu mund të themi se është bërë qasje serioze ndaj ndërtimit të ardhmërisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme