PD-ja zyrtarizoi sot koalicionin opozitar për “zgjedhje të lira e të ndershme”

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Shqipërisë zyrtarizoi sot koalicionin opozitar, duke firmosur edhe një marrëveshje me 10 pika, transmeton oranews.

Me koalicionin e PD-së u bashkuan partitë kryesore të opozitës që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme nëpërmjet një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.

Disa nga partitë nënshkruese janë LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit

7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar

9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore

10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme