PD-ja refuzon ofertën e Ramës

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike ka refuzuar ofertën e Kryeministrit Edi Rama, i cili sfidoi opozitën duke i thënë që nëse fitojnë një bashki më shumë se PS në zgjedhjet e 30 Qershorit, vendi atëherë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Përgjigjia refuzuese erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme