Dokumenti i prezantuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica për rregullimin e fushës së Marrëdhënies së Punës ka shkaktuar diskutim në kabinetin qeveritar, përkatësisht mes ministrave të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.
I gjithë diskutimi filloi kur zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi tha se propozimi i Reçicës bart kosto të madhe buxhetore, kosto kjo e cila nuk është e parashikuar me buxhetin e vitit 2018.
Në mbrojtje të ministrit Reçica doli zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Në anën tjetër deputetët e PDK-së Besim Beqaj e Uran Ismaili ishin kundër këtij dokumenti.
Edhe pse në shumica e diskutimeve është bërë duke qenë mikrofonat e ndalur tensionet janë vërejtur në pamjet që transmetohen drejtpërdrejtë nga mbledhja e Qeverisë, raporton EO.
Përkundër kësaj, dokumenti i propozuar nga Reçica u votua nga kabineti qeveritar.