Kandidati i PDK-së Sogojeva: Kosova ka nevojë për lidership të fortë dhe vizion të qartë

Prishtinë | 17 Dhj 2025 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në Prizren.

Kandidati i PDK-së, Adnan Sogojeva, përmes një postimi ka bërë të ditur se hapja e fushatës u shënua me “energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të fuqishme qytetare”, duke e cilësuar tubimin si një mesazh të qartë për nevojën e vendit për lidership të fortë dhe vizion të qartë.

“Sonte, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të fuqishme qytetare, u hap zyrtarisht fushata e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Një sallë e mbushur plot, një atmosferë që frymonte shpresë dhe vendosmëri, dhe një mesazh i qartë, Kosova ka nevojë për lidership të fortë dhe vizion të qartë”, ka shkruar Sogojeva.

Ai theksoi se në këtë garë po hyn me përgjegjësi të plotë, i udhëhequr nga vullneti për të kthyer besimin dhe shpresën e qytetarëve në veprime konkrete.

“Në këtë garë hyj me përgjegjësi, i udhëhequr nga një vullnet i palëkundur për ta kthyer shpresën e qytetarëve në veprim konkret”, ka shtuar Sogojeva.

Të ngjashme