PDK-ja e zëvendëson Sami Lushtakun, Fadil Nura kandidon për kryetar të Skenderajt

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës e ka zëvendësuar Sami Lushtakun me Fadil Nurën, në kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderajt. Lushtaku nuk u lejua që të kandidojë për kryetar të kësaj komune.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se Dega e PDK-së, në Skenderaj ka miratuar unanimisht që Nura të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune .

“Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë. Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skënderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e disa kandidatëve për Kuvende Komunale dhe për zëvendësimin e një kandidati për Kryetar Komune.

PDK beson në shtetin e së drejtës dhe respekton vendimet e institucioneve të pavarura të shtetit, dhe përkundër kundërthënieve të Ligjit për Zgjedhje Lokale, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ, i ka bërë të gjitha zëvendësimet e kërkuara.

Në këto zgjedhje, z. Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidatura për Kryetar të ardhshëm të Skënderajt.

Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë.

Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skënderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt.

Nga ana tjetër, z. Lushtaku do të vazhdojë betejën ligjore për të vënë në pah të drejtën e tij kushtetuese.



Të ngjashme