PDK-ja “ia rrëmben” një ulëse LDK-së

Prishtinë | 06 Jan 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në fund të procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka kthyer ulësen e 23-të në Kuvend, duke “e rrëmbyer” një nga Lidhja Demokratike e Kosovës që tash ka rënë në 14 nga 15 sa kishte sipas matjeve të mëhershme.

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve një ditë më parë mbërriti në 57 ulëse në Kuvend, duke e marrë një nga PDK-ja që pas rezultateve preliminare i kishte 23. Sipas llogaritjeve aktuale, tani në Kuvend rikthehet Bekim Haxhiu i PDK-së.

Pra PDK-ja e ka kthyer ulësen e 23-të, ndërsa LDK-ja e humbi edhe një. Te LDK-ja humb ulësen Fadil Hadërgjonaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.

Deri në fund kanë mbetur për t’u numëruar një pjesë e votave me postë, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Për dallim nga zgjedhjet e shkurtit, LVV-ja kishte 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e AAK-ja në koalicion me Nismën 8.

Të ngjashme