Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këtë të shtunë ka përkujtuar Vëllezërit Bytyqi si dhe i pari i kësaj partie, Memli Krasniqi bashkë me Vlora Çitakun e disa bashkëpartiakë të tjerë kanë bërë homazhe tek varret e vwllezwrve Bytyqi.
Përmes një postimi në Facebook, PDK-ja shprehet se Vëllezrit Bytyqi janë shembulli ideal i atdhedashurisë.
“Vëllezërit Bytyqi janë shembulli ideal i atdhedashurisë. Me bekimin e prindërve të tyre, kur Kosova kishte më së shumti nevojë, ata lanë jetën e sigurt në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit”, shkruan PDK-ja
Gjithashtu në postimin e PDK-së thuhet se populli i Kosovës do i jetë mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës, kurse institucionet vendore duhet të kërkojnë drejtësi deri në denimin e atyre që ekzekutuan Mehmetin, Agronin dhe Yllin.