PDK-ja vendos për listën përfundimtare

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 21:09 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është duke vazhduar mbledhjen me nënkryetarët e këtij subjekti.

Aty do të vendoset lista përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pjesë e këtij takimi janë edhe partnerët e tjerë të koalicionit.

Emrat janë diskutuar në një takim të Këshillit Drejtues më herët gjatë ditës.

Besim Beqaj ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e listës. Medie të ndryshme raportojnë se pjesë e kësaj liste nuk do të jenë edhe disa nga “figurat kyç të PDK-së”, si Hajredin Kuçi, Justina Pula-Shiroka, Latif Gashi, Fehmi Mujota, Shpresa Rama, Bajrush Xhemajli etj.

Mediet citojnë Hajredin Kuçin të ketë thënë se janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në listën e cila është tkurrur shumë, pas hyrjes në koalicion me AAK-në, Nismën dhe 10 parti të tjera më të vogla.

Sipas marrëveshjes që u arrit në momentet e fundit, PDK është pajtuar t’ia japë 55 vende AAK-së dhe Nismës, ndërkohë që 55 vende duhet t’i ndajë edhe me e Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Alternativën Demokratike të Kosovës, Partinë Republikane, Partinë Konservatore, Ballin Kombëtar dhe Partinë Liberale.

Lista përfundimtare me 110 emra duhet të dorëzohet në KQZ para mesnatës.

AAK-ja i ka publikuar dje emrat e saj.

Hoxhaj: Shpejt dalim me listë, nuk kemi probleme

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nuk ka mospajtime brenda këtij subjekti rreth listës zgjedhore dhe se shumë shpejt pritet të përfundojë lista me kandidatët për deputetë.

Kurse, ish deputetja Blerta Deliu nuk ka dashur të flas nëse do të jetë në listën e PDK-së, duke thënë se ua kanë lënë lidershipit të partisë të vendos për listën.

Mediet kanë raportuar se Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nisma-n.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në listën e cila është tkurrur shumë, pas hyrjes në koalicion me AAK-në, Nismën dhe 10 parti të tjera më të vogla.

Sipas marrëveshjes që u arrit në momentet e fundit, PDK është pajtuar t’ia japë 55 vende AAK-së dhe Nismës, ndërkohë që 55 vende duhet t’i ndajë edhe me e Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Alternativën Demokratike të Kosovës, Partinë Republikane, Partinë Konservatore, Ballin Kombëtar dhe Partinë Liberale.

Figura të PDK-së “tërhiqen” nga kandidimi për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka dalë me listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kryesia e PDK-së ka mbajtur takim për përpilimin e listës përfundimtare, e cila sonte duhet të dorëzohet në KQZ.

Medie të ndryshme raportojnë se pjesë e kësaj liste nuk do të jenë disa nga “figurat kyç të PDK-së”.

“Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Latif Gashi, Justina Shiroka, Fehmi Mujota, Shpresa Rama dhe Bajrush Xhemajli janë anëtarët të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr nga kjo garë”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Mediet citojnë Hajredin Kuçin të ketë thënë se janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në listën e cila është tkurrur shumë, pas hyrjes në koalicion me AAK-në, Nismën dhe 10 parti të tjera më të vogla.

Sipas marrëveshjes që u arrit në momentet e fundit, PDK është pajtuar t’ia japë 55 vende AAK-së dhe Nismës, ndërkohë që 55 vende duhet t’i ndajë edhe me e Partinë e Drejtësisë, Lëvizjen për Bashkim, Alternativën Demokratike të Kosovës, Partinë Republikane, Partinë Konservatore, Ballin Kombëtar dhe Partinë Liberale.

Mbledhja e radhës e kryesisë pritet të mbahet në orën 21:00.

Hajredin Kuçi, Besim Beqaj e Justina Pula jashtë listës së PDK-së

Hajredin Kuçi, Besim Beqaj dhe Justina Pula kanë pranuar të heqin dorë nga përfshirja në listën zgjedhore të PDK-së, në koalicionin me AAK-në e Nismën.

Ata janë shfaqur të gatshëm t’u lënë mundësi tjerëve të futen në këto lista, ka thënë një burim i Klan Kosovës.

Tre personat në fjalë kanë thënë se janë të gatshëm për të pranuar detyrat dhe përgjegjësitë tjera që ua jep partia, në të ardhmen dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë pakënaqësie.

FJALË KRYESORE:

Të ngjashme