Partia Demokratike e Kosovës, mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, nesër (e shtunë, 24 shtator) nga ora 10:00, në Hotel Emerald.
Në Konventë do të marrin pjesë Kryetari Memli Krasniqi dhe zyrtare e zyrtarë nga të gjitha strutkurat e PDK-së në nivel të Kosovës.
Në këtë Konventë Programore, Kryetari Memli Krasniqi do të shpalos programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në qendër do të ketë barazinë dhe fuqzimin e gruas në vendimmarrje.