Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon Konventat Rajonale për promovimin e platformës për barazi të plotë gjinore 50/50 që është iniciuar nga kryetari Memli Krasniqi.
“Konventa e dytë rajonale e platformës “Bashkë! 50/50”, këtë herë zbarkoi në Gjakovë. Bashkë, do të udhëtojmë në çdo qytet – deri në plotësimin e misionit për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje”, thuhet në video prezantimin e konventës rajonale të PDK-së në Gjakovë.