PDK mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, do të thërrasë edhe Këshillin Drejtues

Prishtinë | 26 Mar 2026 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës sot zhvilloi një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ku u diskutuan gjerësisht zhvillimet aktuale politike në vend.

PDK e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili qartëson hapat e ardhshëm institucional.

Duke marrë parasysh situatën politike aktuale, Kryesia e PDK-së në ditët në vijim do të thërrasë mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e saj politike.

PDK do të njoftojë në ditët e ardhshme opinionin publik për datën, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Drejtues.

Të ngjashme