PDK në Ferizaj: Pushteti në ikje nuk la gjë pa e degraduar

Ferizaj | 12 Pri 2017 | 12:27 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka kritikuar qeverisjen aktuale në kë komunë, duke thënë se “Pushteti në ikje nuk la gjë pa e bërë dhe pa e degraduar”.

Selim Marevci drejtor i Departamentit të Administratës së PDK-së në Ferizaj ka theksuar se qeverisja aktuale në këtë komunë ka treguar që nuk respekton mendimin ndryshe (opozitën), nuk respekton ligjet, nuk respekton kuvendin, nuk respekton punëtorin e mbi gjitha nuk respekton qytetarët e Ferizajt.

“Kemi thënë me dhjetëra herë që ky kryetar ka degraduar aq shumë Komunën sa që e ka vendosur atë buzë falimentimit.
Degradimi i këtij institucioni erdhi si pasojë e keqqeverisjes nga kryetari Sfarqa së bashku me ekipin e tij qeverisëse”, ka theksuar ai.

“Sot Komuna e Ferizajt është zhytur në borxhe nga më të ndryshmet që shifrat janë marramendëse, milionëshe, sot kompanitë publike janë në prag të falimentimit, punëtorët e këtyre kompanive nuk arrin të marrin as pagat me muaj të tërë, kjo është pasojë e stërngarkimit me familjar dhe militant partiak të këtyre pushtetarëve që u punësuan pa asnjë kriter, vetëm kriterin familjar”, ka thënë Marevci.
“Gjendja shqetësuese është me punëtorët që janë punësuar përmes CARITAS-it, pavarësisht që ne si opozitë patëm reaguar për keqmenaxhimin e këtij bashkëpunimi, sepse edhe këtu u dërguan punëtor partiak e familjar dhe u bënë një mori “dallavere” të tjera. Nga numri i madh punëtorëve që u morën nga kjo marrëveshje Komuna respektivisht qeverisja Svarqa bëri uljen e pagave nën pagën minimale, por fatkeqësia tjetër është që pikërisht këta punëtorë ranë preh e mashtrimeve sepse nuk u punësuan, por robëruan, ngase pagat nuk arrin të i marrin me nga tre – katër muaj”.

Situatë e tillë mbretëron edhe me punëtorët që janë angazhuar në Komunë përmes kontratës për shërbime të veçanta, që edhe për këtë problematikë PDK-ja pati reaguar duke i këshilluar këta individ pavarësisht që janë militant dhe të afërm të qeverisë, që mos të bien preh e mashtrimeve politike të këtij pushteti, sot nuk paguhen me nga 7-8 muaj në shumë raste edhe nuk ju bëhet pagesa fare. Shumë nga këta punëtorë kërkojnë ndihmë nga ne për të bërë presion publik mbi këtë pushtet për t’i ju bërë pagesat”, tha ai.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme