PDK, dega në Prizren dhe kryetari i degës, Shaqir Totaj, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, me rastin e festave të Kërshëndellave, duke dëshiruar që në festën e Kërshëndellave, të mbretërojë dashuria dhe mirëkuptimi në mes qytetarëve të komunës sonë, kudo që ata jetojnë dhe veprojnë.
Sot, në këto ditë feste, kur në të gjithë botën po kremtohet festa, urojmë që në këtë ditë të gëzuar të mbretëroj, paqja e Kërshëndellave edhe tek Shqiptarët e besimit katolik, në Kosovë dhe më gjerë.
Partia Demokratike e Kosovës, dëshiron që festa e Kërshëndellave, sikurse dhe festat tjera, të na shërbejnë, si shembull i fitimit të plotë të lumturisë dhe të begatoj paqë të përhershme dhe harmoni mes nesh.
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes veti, për të përcjellur tutje, përpjekjet tona qytetare e njerëzore, drejtë sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë.
Urime !