Gjashtë ditë para mbajtjes së seancës ku pritet të miratohet Projektligji për Obiliqin, Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin, Nysret Kelmendi, takuan Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Në këtë takim, Kryetari, Xhafer Gashi, kërkoi edhe një herë përkrahjen e Kryetari të Kuvendit dhe të gjithë deputetëve për Projektligjin.
Nga ana tjetër Veseli, shprehi përkrahjen e tij dhe të grupit parlamentar të PDK-së dhe jo vetëm, duke thënë se ky projektligj do të marrë përkrahje të gjerë.
Në fund Kryetari, Xhafer Gashi, e falënderoi edhe një herë për përkrahjen e vazhdueshme Kryetarin e Kuvendit, që nga vizita që i ka bërë komunës së Obiliqit, vitin e kaluar, e në të cilën vizitë, kryetari i Kuvendit, kishte shprehur përkrahjen e tij për projektligjin.