PDK përkujton Isa Boletinin: Burrit që e bëri lirinë betim dhe atdheun amanet

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kujtuar përvjetorin e 110-të të rënies së Isa Boletinit për të cilin thonë se ishte burri që e bëri lirinë betim dhe atdheun amanet.

PDK nëpërmjet një shkrimi thonë se atë e kujtojnë jo vetëm si hero, por edhe si ndërgjegje kombëtare që na kujton se liria nuk dhurohet, por fitohet e mbrohet brez pas brezi.

“110 vjet nga rënia e Isa Boletinit – burrit që e bëri lirinë betim dhe atdheun amanet! Sot e kujtojmë jo vetëm si hero, por si ndërgjegje kombëtare që na kujton se liria nuk dhurohet, por fitohet dhe mbrohet brez pas brezi. Lavdi jetës dhe veprës së Isa Boletinit. Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e kombit shqiptar”, shkruan PDK.

Të ngjashme