Faton Avdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes një përgjigjeje me shkrim për Ekonomi Online ka thënë se partia e tij ka pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit është ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim.
Por sipas Avdullahut në këtë ftesë nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit dhe vetëm pasi të marrin informacione të sakta për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit do të vendosin se a do të marrin pjesë.
“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo” ka thënë ai.