Rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian e bazuar në raportin vjetor mbi implementimin e politikës së e jashtme dhe të sigurisë së BE për vitin 20022, ka adresuar edhe raportet Kosovë – Serbi dhe lidershipin e Beogradit.
Eurodeputetët denoncuan veprimet përshkallëzuese të Serbisë në Kosovë, duke përmendur edhe rastet e fundit në veri të vendit.
Po ashtu aty u bë thirrje që marrëveshja mes dy palëve ta ketë epilog njohjen e Kosovës dhe që përpjket për këtë qëllim të intensifikohen
PE “denoncon vazhdimësinë e veprimeve përshkallëzuese nga Serbia dhe aktorët e sponsorizuar të Serbisë, përfshirë ato përmes bllokadave të paligjshme, sulmeve të dhunshme dhe kërcënimeve me veprime ushtarake që kanë për qëllim koncensionet dhe minimin e Republikës së Kosovës”.
Parlamenti Europian bëri thirrje që pavarësia e Kosovës të njihet edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së që refuzojnë ta bëjnë këtë, duke argumentuar se ajo është e pakthyeshme.
“Kujton pozicionin e saj që pavarësia e Republikës së Kosovës është e pakthyeshme dhe ripërsërit thirrjen për pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë sa më parë”.
Tutje, në rezolutë u tha se u mirëpret aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.
PE në këtë rezolutë tha se pasojat negative të luftës në Ukrainë kanë ndikuar fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila çoi në ndryshim të rëndësishëm të kontekstit të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Me 407 vota pro, 92 vota kundër dhe 142 abstenime u miratua ky raport vjetor për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë për vitin 2022, të hartuar nga David McAllister, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme (AFET).
Për këtë rezolutë pati edhe reagime nga udhëheqësit kosovarë.
Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur qëndrimin e PE-së ndaj Kosovës.
“Si përfaqësues të europianëve në të gjithë Bashkimin, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Twitter