Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se bujqit dhe fermerët janë shpërblyer për punën e tyre.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ministri ka thënë se si Ministri janë libër i hapur sa i përket kërkesave të fermerëve, raporton Ekonomia Online.
“Jemi libër i hapur karshi kërkesave të shoqërisë civile, cdo pyetjeje të gazetarëve si dhe shqyrtimit të kërkesave për qasje në dokumenta publike”, ka thënë ndër tjera Peci.
Postimi i plotë:
Bujqit dhe fermerët meritorë janë shpërblyer për punën e tyre, pa e pi ‘një kafe’ e pa e dhanë asnjë cent!
Jemi libër i hapur karshi kërkesave të shoqërisë civile, cdo pyetjeje të gazetarëve si dhe shqyrtimit të kërkesave për qasje në dokumenta publike!
Çdo cent i shpenzuar nga Institucioni që unë drejtoj, ka adresë të qartë dhe të verifikueshme!
Me faqe të bardhë!