Analisti politik Lulzim Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke vlerësuar se ajo dëshmon se, megjithëse Sllobodan Millosheviqi e humbi luftën në Kosovë, ideologjia e tij vazhdon të mbizotërojë në establishmentin shtetëror serb.
Sipas Pecit, kjo tregon gjithashtu se politika e Bashkimit Evropian për afrimin e Serbisë ka probleme serioze dhe përbën një dështim strategjik në aspektin e vlerave demokratike dhe njerëzore për integrimin e Serbisë në BE.
Ai shprehu pritjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta trajtojnë këtë deklaratë në mënyrën që, sipas tij, e meriton Qeveria e Serbisë, duke kujtuar se NATO bombardoi Beogradin në vitin 1999 për shkak të politikave të regjimit të atëhershëm serb.
Në fund, Peci shkroi se “në garën e budallakisë, fosilet e nazizmit të Serbisë nuk kanë të sosur”.