Peci e Rohde njihet me produktet dhe kërkesat e bizneseve në Panairin bujqësor e të energjisë së ripërtëritshme

Prishtinë | 21 Tet 2024 | 12:09 | Nga Gzim Mujaj

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, së bashku me ambasadorin gjerman John Rohde e kryetarin e Odes Ekonomike në Kosovë Lulzim Rafuna, kanë vizituat bizneset në Panairin Bujqësor dhe Energjisë së Ripërtëritshme, “AgriReneë 2024″, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë parë nga afër produktet që ofrojnë këto biznese dhe janë njoftuar më punën e tyre.

Ky panair, i cili do të zgjasë për tri ditë, ka për qëllim të bashkojë aktorët kryesorë në Kosovë, përfshirë zyrtarë qeveritarë, liderë të industrisë, organizata donatore ndërkombëtare dhe institucione financiare, për të diskutuar dhe identifikuar nevojat dhe prioritetet për Kosovën në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (shtylla e ekonomisë qarkore).

Për më tepër, ky event do të theksojë kërkesat e sektorit privat për kalimin në një ekonomi të gjelbër, do të prezantojë praktikat më të mira të industrisë dhe do të eksplorojë mundësitë e institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare rreth programeve të financimit, granteve dhe ndihmës teknike. Konferenca synon të kontribuojë në zgjerimin e financimit të gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme