Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa nuk e dinë nëse mund të reagojnë çdoherë.
Duke iu përgjigjur kritikës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj se nuk pati reagim nga institucionet për arrestimin e djeshëm të asambilisti të Lëvizjes Vetëvendosje në dyshim për keqpërdorim për subvencione, Peci theksoi se si Qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimit që kanë ndodhur në këtë institucion.
“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv, por megjithatë, arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, u shpreh Peci.